Edukimi rreth besimit

Edukimi Edukimi është një domosdoshmëri njerëzore prej domosdoshmërive të ndërtimit të njeriut, ndaj ai është vegël për formësimin e fëmijës dhe stabilizimin e tij në të gjitha sferat e jetës. Përmes edukimit arrihet ndërtimi i personalitetit social, intelektual dhe shpirtëror të fëmijës. Para se të flasim për edukatën e besimit dhe rëndësinë e saj, është e udhës të njihemi me domethënien e vetë edukimit. Ç’është për qëllim me të? Çfarë kërkojnë përmes tij edukatorët?!

Domethënia e

edukimit

Natyrisht se edukimi është një proces i qëllimshëm avancues i cili vihet në lëvizje nga rregulla dhe korniza të cilat synojnë formimin e zakoneve të mira përmes metodës së: orientimit, ushtrimeve, ngritjes së vetëdijes, përmirësimit dhe praktikës. Edukimi i kushton kujdes ruajtjes dhe mbikëqyrjes së natyrshmërisë së fëmijës, ndërtimit të talenteve dhe aftësive të tij, e pastaj orientimit të kësaj natyrshmërie dhe këtyre talenteve së bashku drejt asaj që mundëson përmirësimin dhe plotësimin e tyre ashtu siç e meritojnë; gjë që ndihmon në përgatitjen e një njeriu të suksesshëm për ndërtimin e botës. Edukimi është vegël e cila prodhon udhëheqësi në të gjitha sferat e jetës.

Rëndësia e edukimit

rreth besimit

Besimi është qëllimi më i madh i ekzistencës dhe çështja më madhështore e njeriut. Ai është ndarësi i rrugëve gjatë shtegtimit të njeriut në jetën e kësaj bote: “Disa besuan, kurse të tjerët mohuan.” (Kuran, 2:253) Mbi të ndërtohen veprat dhe sjelljet e tij, duke qenë gjithashtu vendimtar për atë që i pret ata në botën e përtejme. Periudha e fëmijërisë është njëra prej periudhave më vendimtare në jetën e njeriut, duke qenë se ajo që do ta mbjellësh në shpirtin e fëmijës gjatë kësaj periudhe, prej: botëkuptimeve, vlerave, zakoneve dhe orientimeve, është vështirë - e ndoshta edhe e pamundur - që t’ia ndryshosh më vonë, e lëre më t’ia çrrënjosësh; e nuk është larg mendsh që gjurmët e saj t’i mbesin gjatë tërë jetës së tij. Për këtë arsye, edukimi rreth besimit gjatë fëmijërisë është prej fazave themelore mbi të cilën ndërtohet e gjithë jeta e njeriut në këtë botë.

Në përgjithësi, edukimi është përkushtim, ndaj s’mund të ketë edukim pa përkushtim, si pasojë, më e mira në ç’mund të shpenzosh përkushtimin tënd është në mbjelljen e besimit. Po e jetojmë një kohë kur përpjekja e shumicës së hulumtuesve është orientuar në aspektin mendor dhe trupor të edukimit, duke lënë anash aspektin e besimit dhe atij shpirtëror. Punimet e tyre shkencore ata i kanë orientuar nga realizimi i fitores dhe suksesit në këtë botë duke u mbështetur në standardet materiale, duke mos u angazhuar në rregullimin e asaj që dërgon tek lumturia e botës tjetër. Kjo na ka shtyrë që, prej këtij aspekti, teoria jonë kundrejt edukimit të ketë një dallim tejet të madh në krahasim me ta.

Është e qartë se edukimi përreth besimit në Islam është një prej shtyllave mbi të cilat është e ngritur ndërtesa e edukimit në epokën e pastër profetike. Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të! ) përcillet të ketë thënë se ka dëgjuar Profetin e Allahut të ketë thënë: “Të gjithë ju jeni barinj dhe secili prej jush është përgjegjës për kopenë e tij. Prijësi (imami) është bari dhe është përgjegjës për kopenë e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe është përgjegjëse për kopenë e saj.” Shënon Buhariu (2558); Muslimi (1829).

Pra, ai tërhoqi vërejtjen për madhështinë e përgjegjësisë që ne bartim mbi supet tona. Çdonjëri është përgjegjës - s’ka shpëtim prej kësaj - për atë se çfarë u ka ofruar atyre që i ka nën përgjegjësinë e vet. Gjithashtu, është përcjellë prej Profetit se ka thënë: “Cilido rob të cilit Allahu ia ka nënshtruar një kope për t’i mbikëqyrur, e ai nuk e ka bërë atë që i takon për t’i këshilluar, nukdo ta ndjejë erën e Xhenetit.” Shënon Buhariu (7150).
Këtu njëkohësisht është vënë theks i veçantë në rëndësinë e ofrimit të këshillës me sinqeritet dhe besnikëri, asisoj që këshilla të jetë përmbledhëse dhe mbërthyese e gjithë asaj për të cilën ka nevojë i këshilluari në çdo aspekt. Është përcjellë gjithashtu rreth kësaj teme nga Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të! ) se ka thënë: “Edukoje fëmijën tënd, sepse ti je përgjegjës për të se me çfarë e ke edukuar?! Çfarë e ke mësuar?! Ndërsa ai është përgjegjës për bamirësinë ndaj teje dhe bindjen ndaj teje!” “Shu’ab el-Iman,” e Bejhakiut.. Ibn Omeri këtu pohon se përgjegjësia fillimisht bie mbi supet e prindërve, ata janë burimi primar i edukimit dhe mësimit. Është thënë se edukimi është më i mirë se lëmosha. “Ta edukojë dikush fëmijën e vet është më mirë sesa të japë lëmoshë një grosh” Shënon Tirmidhiu (1951); Albani e ka vlerësuar të dobët në “es-Silsiletu ed-Daife” (1887). Ashtu siç është thënë: “T’ia mësosh fëmijës sjelljen e mirë është më e mirë se çdo lëmoshë.” “S’i ka dhuruar ndonjë prind fëmijës së vet, diçka më të mirë se edukata vetë.” Shënon Tirmidhiu (1952); Albani e ka vlerësuar të dobët në “es-Silsiletu ed-Daife” (1121) Të gjitha këto tekste, si dhe të tjera,tregojnë se angazhimi me edukim dhe mësim është prej gjërave më të rëndësishme dhe më të mëdha që një prind mund t’ia dhurojë fëmijëve të tij.

Në të kaluarën, fëmijët tanë i edukonim në një ambient pjesërisht të mbyllur, ndërsa sot po i edukojmë ata ndërkohë që dyert dhe dritaret e shtëpive tona janë të hapura ndaj botës, prej njërit skaj në tjetrin. Kjo natyrisht se i ka të mirat dhe të këqijat e veta, por nëse nuk do të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm mjaftueshëm rreth aktualitetit, atëherë të këqijat mund të dominojnë ndaj të mirave. Në të vërtetë, ne kemi mundësi që t’i kuptojmë veçoritë e ndryshimeve bashkëkohore vetëm atëherë kur të kemi përvetësuar virtytin e të qenit vigjilent ndaj ndryshimeve aq të shpejta që po ngjajnë përreth nesh, si dhe leximin e tyre nga horizonti i një të pajisuri me kulturë të gjerë, duke qenë se angazhimi i edukatorit me këtë ia imponon atij përpjekjen për t’ua ngulitur në thellësinë e shpirtrave tëfëmijëve kuptimet e besimit, përmes ambientit familjar për të cilin e gjithë familja kontribuon në ndërtimin e tij; pastaj përmes zgjedhjes së çerdhes dhe shkollës e cila angazhohet për një gjë të tillë. Së këndejmi, pakujdesia ndaj të kuptuarit e asaj që ngjet rreth nesh nënkupton shkaktimin e dështimeve për të cilat s’do gjesh dot më vonë asnjë rrugë për t’i përmirësuar. “El kavaid el ashr” (Ehem el Kavaid fi terbijetil ebna), Dr. Abdulkerim el Bekar, f. 17, 56, 57. Ndërkohë që përmes punës së vazhdueshme në edukim dhe durimit të vazhdueshëm, me lejen e Allahut, do t’i arrijmë rezultatet më të mira të mundshme, duke qenë të vetëdijshëm se për edukim nuk është e mjaftueshme këshilla kalimthi, por duhet përcjellje dhe konsultim të vazhdueshëm. Shiko: “Thekafetu el murabij”, Vedah ibn Hadi, f. 54.

Edukimi rreth besimit

është domosdoshmëri

Rinia sot po përjeton një zhvillim të shpejtë psikologjik dhe intelektual, si dhe një hapje të paparë (ndaj botës). Gjërat tërheqëse që i rrethojnë ata nga çdo anë janë më të rrezikshme sesa t’i marrim për tallje. Ndërkohë që ne, në anën tjetër, jemi të obliguar me detyrën më të vështirë gjatë gjithë ekzistencës së njerëzimit - edukimin. Shiko: “Ed-Davetu meherat ue funun”, Shehata Sakër, f. 241.
Prej gjërave që e vërtetojnë domosdoshmërinë e edukimit rreth besimit të fëmijëve dhe nevojën e patjetërsueshme të komunitetit musliman për të, është se përkushtimi për mësimin e besimit njerëzve dhe thirrjes së tyre në të - e veçanërisht të vegjlit - është metodologji e profetëve -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin për ta! - dhe e reformatorëve që erdhën pas tyre. E kësaj natyre është edhe fjala e të Lartësuarit për Nuhun (alejhis-selam), gjatë thirrjes që ia bënte të birit të tij dhe tërheqjes së vërejtjes ndaj shoqërimit të njerëzve të devijuar: “O biri im, hip me ne e mos u bëj me mohuesit!” (Kuran, 11:42). E gjithashtu thotë për Ibrahimin (alejhis-selam) kur ua la porosinë bijve të tij: “Ibrahimi ua dha këtë porosi fëmijëve të tij, po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë musliman!”(Kuran, 2:132). Pastaj në këshillën e parë që Lukmani ia dha birit të tij, duke ia tërhequr vërejtjen nga shirku, me ç’rast i kishte thënë: “O djali im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)! Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe.” (Kuran, 31:13). Dhe ja ku e kemi Profetin tonë, Muhamedin kur e këshilloi Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të! ) duke i thënë: “O djalosh, po t’i mësoj disa fjalë: Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty! Ruaje Allahun, që ta kesh pranë! Kur të lypësh, lypi Allahut e, kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Allahu!”Shënon Tirmidhiu (2516); Albani e ka cilësuar si të saktë. Pra, në këtë ka nxitje për edukimin rreth besimit.Shiko: “Hadithi “Ihfadhi-Ilahe jahfedhk - Diraseh Akadije” Dr. Muhamed el-Alij, f. 6.

Prej gjërave që vënë në pah domosdoshmërinë e edukimit është të kuptuarit se mësimi i besimit është kreu i diturive dhe themeli i tyre. Kur fëmija e mëson besimin, sipas metodologjisë profetike, dhe ai mbillet në zemrën e tij, atëherë adhurimet dhe degët tjera të fesë vijnë vetvetiu. Pra, të kushtuarit rëndësi kësaj është shkaktar i suksesit dhe udhëzimit, me lejen e Allahut, sepse shumë çështje janë të lidhura ngushtë me besimin në Allahun dhe Ditën e Gjykimit, ndaj dhe kur besimi të jetë prezent fuqishëm, e pengon njeriun të ndjekë rrugën e asaj prej së cilës është ndaluar.

Ngjashëm, rëndësinë e angazhimit me këtë çështje e rrit edhe më tepër ajo që shohim te disa prindër të cilët e neglizhojnë mësimin e besimit fëmijëve të tyre me arsyetimin se janë të vegjël, e, kur ata të rriten, s’kanë mundësi më t’i mësojnë. Prandaj, ai që nëpërkëmbë mësimin e fëmijës rreth gjërave që i bëjnë dobi dhe e le atë ashtu të padobishëm, ai i ka bërë atij një të keqe të madhe. Shumica e fëmijëve të shthurur, në të vërtetë, këtë shthurje e kanë marrë prej prindërve të tyre. Neglizhenca e tyre dhe braktisja e mësimit të tyre për obligimet fetare dhe sunetet (vullnetaret), i ka bërë ata të humbasin qysh në vegjëli duke mos i sjellë ndonjë dobi vetvetes dhe duke mos u sjellë ndonjë dobi as prindërve të tyre pasi të jenë rritur. “Tuhfetul mevdud” Ibn Kajjim, f. 229.

Prej këtyre gjërave është edhe numri i madh i programeve të cilat janë bërë të qasshme për fëmijët nëpërmjet mediave (vizuale, të dëgjueshme apo të lexueshme), shumica e të cilave fusin në qarkullim imagjinata dhe botëkuptime të deformuara në shpirtrat e fëmijëve. Së këndejmi, bëhet e detyrueshme që të ekzistojë një edukim rreth besimit që i kundërvihet kësaj vërsulje të shtrirjes mediatike, duke qenë se edukimi rreth besimit është të vepruarit e shkaqeve fetare të lejuara, duke u bërë faktor mbrojtës i cili e ruan fëmijën nga shumë prej problemeve të edukimit para se ato të ndodhin dhe duke marrë pjesë në trajtimin e tyre kur të ndodhin. Kjo është një prej përgjegjësive të prindit ndaj fëmijëve të tij, shkak prej shkaqeve të lumturisë në këtë botë dhe shkak i shpëtimit në botën tjetër, me lejen e Allahut, duke qenë njëkohësisht edhe shkak i dallimeve të mëdha të njerëzve atë ditë.“Daruratu ta’lim el-akideh lin-nashi’eh,” Bender er-Rrabah, faqja “Sajdu elfevaid;” Shiko gjithashtu: “Meshru el-ibn el-mubdi’,” Rida el-Masrij, f. 4; si dhe “El-huda en-nebevij fi terbijet el-evlad,” Dr. Said el-Kahtani, f. 6; si dhe “Terbijetu esh-shebab - el-ahdaf ue el-vesail,” Dr. Muhamed ed-Duvejsh, f. 20.

Së fundmi, edukimi rreth besimit ofron një stabilitet shpirtëror dhe siguri psikike tek fëmijët, sepse ofron përgjigje për pyetje të mëdha në jetën e njeriut, e të cilat s’janë gjë tjetër veçse fragmente të zgjedhura nga udhëzimi i Librit të Allahut dhe sqarim nga drita e udhëzimit të Profetit , të cilat janë shquar me çiltërsinë e burimit, me qartësinë e metodës së pasuar, si dhe me shenjtërinë e qëllimeve, duke ia shtuar kësaj edhe familjarizimin me nevojat e fëmijës dhe ndërgjegjësimin me aktualitetin e tij dhe aktualitetin e edukimit,Shiko: “Thekafetu el-murabij,” Vedah ibn Hadi, f. 7. në mënyrë që të arrihet plotësia dhe balancimi në personalitetin e fëmijës.

Qëllimet

e edukimit rreth besimit

Natyrisht se qëllimi bazë i edukimit është arritja e adhurimit të vërtetë të Allahut të Lartësuar, qëllim ky që në vetvete ngërthen realizimin e shumë objektivave të tjerë anësorë, siç janë:

Së pari: Kalimi i të rinjve, bijve e bijave të shoqërisë islame, nëpër një edukim të shëndoshë të akides (kredos), për të ndërtuar kësisoj personin e devotshëm i cili e adhuron Allahun e Lartësuar mbi bazën e udhëzimit dhe vizionit të shëndoshë.

Së dyti: Që personi brenda një shoqërie islame të pajiset me sjellje të lavdëruar, duke pasuar kësisoj Profetin e Allahut , për të cilin Zoti i tij Lavdiplotë dëshmoi me Fjalën e Tij: “Vërtetë ti je me virtyte madhore.” (Kuran, 68:4) dhe duke punuar me fjalën e tij : “Jam dërguar që t’i plotësojë virtytet e larta.”Shënon imam Ahmedi në Musned (8939); shejh Albani e ka cilësuar si të saktë.

Së treti: Mbjellja e ndjenjës së solidaritetit brenda pjesëtarëve të shoqërisë islame, duke bërë që tek ai të mbillen ndjenjat e përkatësisë në atë shoqëri, rrjedhimisht të brengoset për çështjet dhe brengat e saj, si dhe të lidhet me vëllezërit e tij, duke e praktikuar kështu fjalën e të Lartësuarit: “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër.” (Kuran, 49:10) dhe fjalën e Profetit : “Besimtari për besimtarin është sikurse një ndërtesë, e përforcojnë njëri-tjetrin;” E shënon Buhariu, nr. 6026. si dhe fjalën e tij : “I sheh besimtarët, në mëshirimin, dashurinë dhe solidaritetin mes tyre, sikur një trup, nëse ankohet një gjymtyrë, i tërë trupi rënkon nga pagjumësia dhe ethet.”E shënon Buhariu, nr. 6011.; gjëra këto që i përforcojnë lidhjet e sinqerta vëllazërore nga ana e besimit midis bijve të umetit islam.

Së katërti: Formimi i një personaliteti mendërisht dhe emocionalisht të balancuar, gjë që ndihmon në formimin e një personi produktiv dhe një anëtari të dobishëm për komunitetin e tij, i cili ia del mbanë që të bartë mbi supe rolin dhe obligimet e tij karshi zhvillimit të vendit dhe shfrytëzimit të pasurive të tij, si dhe barrën e të qenit udhëheqës në tokë, bashkë me përgjegjësitë përkatëse.Shiko: “Ahdaf etterbije el-islamije ue mekasiduha,” Muhamed Ali Xhabiri, (alukah.net) me datë 16.11.1427.

Prej këtu shfaqet nevoja e të filluarit me edukimin rreth besimit, sipas kuptimit të tij të vërtetë, i cili në vazhdimësi kontribuon në gjenerimin e fuqisë shpirtërore, formimin e një motivuesi personal, forcimin e komanduesit të brendshëm, si dhe orientimin e shpirtit drejt fjalëve dhe veprave; nga këtu pastaj njeriut i lehtësohet kryerja e detyrave që kërkohen prej tij për t’i arritur qëllimet e edukimit shpirtëror dhe fizik.Shiko: “Nadharatun fi etterbije el-imanije,” Mexhdi el-Hilali, f. 11.

Bazat edukative

Ekzistojnë një sërë bazash mbi të cilat mbështetet ndërtesa e edukimit; gjegjësisht ato mund të ndahen në dy baza:

Bazën njohëse mund ta ndajmë në dy pjesë: dituria dhe besimi.

Pjesa e parë, dituria, përfaqëson çelësin më të madh të të kuptuarit dhe ndërtimit të mbrojtësve të identitetit, ndaj Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: ‘A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! Vetëm mendarët i pranojnë këshillat!’” (Kuran, 39:9). Ndërkohë që Profeti ka qenë shumë i zellshëm që shokëve të tij t’u mësonte dituri dobiprurëse, siç u mësoi atyre që të kërkonin mbrojtje nga Allahu prej dijes e cila nuk sjell dobi, me ç’rast në lutjen të cilën ua mësonte atyre thoshte: “O Allahu im! Kërkoj nga Ty që të më mbrosh prej një diturie e cila nuk sjell dobi dhe prej një zemre e cila nuk të ka frikë Ty!”E shënon Muslimi, nr. 2722.

Pjesa e dytë, besimi, përfaqëson gjithë çfarë mbretëron në zemrat e fëmijëve prej gjashtë shtyllave të besimit, duke e bërë atë që të jetë një kuptim përmbledhës i cili përfshin gjithë jetën dhe atë çfarë vjen pas saj. Profeti ka nxitur që në zemrat e bijve të umetit të tij të mbillet një doktrinë e pastër dhe e qëndrueshme e besimit.

E, sa i përket bazës së praktikës, ajo mund të ndahet në tri pjesë: pjesa e adhurimeve, praktika dhe edukata.

  • Pjesa e parë, adhurimet,: patjetër duhet të jenë të ndërtuara prej së brendshmi me një vërtetësi të plotë, si dhe nga tipare të shquara të personalitetit, përmes së cilave do të kesh mundësi që të ndërtosh karakterin e fëmijëve në atë mënyrë që ata t’i qasen jetës me çiltërsi, gjithmonë duke qenë i lidhur me Zotin e tij, ashtu që identiteti dhe mendja e tij të jenë gjithmonë stabile, rrjedhimisht të qëndrojnë stoikisht edhe shpresat, edhe gjërat që ai i synon. Profeti i ka thënë Muadhit: “Pasha Allahun, unë vërtetë të dua, ndaj mos e lër pa thënë pas çdo namazi: ‘O Allahu im! Më ndihmo që të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!”E shënon Ebu Davudi, 1522, Albani e vlerëson të saktë. Ai e mësonte atë se adhurimi është mirësi prej Allahut Lavdiplotë, e jo thjesht përpjekje njerëzore, porse përkrahje hyjnore gjithashtu; ashtu siç e mësonte se për ibadetin duhet që në vazhdimësi të kërkohet ndihmë nga Allahu, për t’ia rrënjosur atij në zemër se besimtari duhet që, në adhurimin që ia dedikon Zotit të tij, të kërkojë ndihmën e Tij dhe të mbështetet tek Ai, sepse Ai -Lavdiploti- është përkrahësi në adhurimin e Tij.
  • Pjesa e dytë, zbatimi në praktikë; sepse pa praktikë nuk ka dije, puna është vetë mjeti dallues i njerëzve në Ahiret. .“Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Kuran, 99:7-8)
  • Pjesa e tretë, morali i lartë; metodologjia islame synon krijimin e një njeriu me moral të lartë, saqë edhe vetë Profeti e kishte shprehur se mesazhi i tij, në përgjithësi, kristalizohet në një koncept të vetëm - moralin e lartë, si dhe edukimin për ta arritur atë, ndaj kishte thënë: “Vërtetë jam dërguar për t’i plotësuar tiparet e një morali të lartë!”.E shënon Ahmedi, 8939; Albani e ka vlerësuar të saktë në “Sahih el-xhami,” 2349. Ai i nxiste ata të kenë moral të lartë me fjalët e tij: “Më i dashuri për mua dhe më i afërti me mua në ulëse, Ditën e Gjykimit, është ai që është me moral më të mirë.” .E shënon Tirmidhiu, 2018. Morali i mirë është produkt i një edukate të dalluar rreth besimit.

Modele të edukimit

Sjellja e modeleve praktike, shëmbëlltyrave është prej çështjeve më të rëndësishme që ndihmojnë në përforcimin e parimeve dhe vlerave. Këtu do të sjellim një prezantim të shkurtuar të një sërë modelesh të cilat sqarojnë se si ka qenë udhëzimi i Profetit dhe shokëve të tij në formimin e ndërtesës së besimit tek fëmijët:

  • Përcillet nga Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) të ketë thënë se Profeti kërkonte mbrojtje nga Allahu për Hasanin dhe Husejnin, duke thënë: “Vërtet, babai juaj (Ibrahimi alejhi selam) kërkonte mbrojtjen e Allahut për Ismailin dhe Is’hakun përmes kësaj lutjeje: ‘Eudhu bi-kelimãtillahi et-tãmmeti min kuli shejtanin ue hãmmetin ue min kuli ajnin lãmmeh.’ (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut, prej së keqes së çdo shejtani dhe kafshe që vret me helmin e saj dhe prej të keqes së çdo syri të keq!)” E shënon Buhariu (3371)..
  • Përcillet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti ka thënë: “Çdo i porsalindur lind në natyrshmërinë e çiltër (fitra), pastaj prindërit e tij ose e bëjnë atë çifut, ose katolik, ose zjarrputist.” E shënon Buhariu (1358).
  • Nga Umer ibn Ebu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet të ketë thënë: “Isha djalosh nën mbikëqyrjen e të Dërguarit të Allahut , ndërkohë që dora ime vërtitej me pakujdesi nëpër pjatë, Profeti më tha: ‘O djalosh! Përmende emrin e Allahut (thuaj: bismilah), ha me të djathtën dhe ha prej asaj që e ke pranë vetes!’” E shënon Buhariu (5376); dhe Muslimi (2022).
  • Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një ditë, ndërsa isha mbrapa të Dërguarit të Allahut më tha: ‘O djalosh, po t’i mësoj disa fjalë: Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty! Ruaje Allahun, që ta kesh pranë! Kur të lypësh, lypi Allahut e, kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Allahu! Gjithashtu, dije se, po qe se të gjithë njerëzit do të mblidheshin për të të bërë mirë, nuk do të mund të të bëjnë mirë, pos asaj që ta ka caktuar Allahu, dhe anasjellas, nëse bashkohen për të të bërë dëm, nuk do të mund të të dëmtojnë, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Tashmë lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë.’”E shënon Tirmidhiu (2516).
  • Hasan ibn Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I dërguari i Allahut m’i mësoi disa fjalë të cilat i them gjatë namazit të vitrit, në duanë e kunutit: ‘Allahummeh-hdini fi men hedejte, ue ‘afini fi men ‘afejte, ue tevel-leni fi men tev-vel-lejte, ue barik li fi ma a’tajte, ue kini sherra ma kadajte, inneke takdi ue la jukda alejke, innehu la jedhillu men valejte, teberakte rabenna ue te’alejte!’” E shënon Ebu Davudi (1425), Albani e ka vlerësuar të saktë.
    (O Allah! Më bëj prej atyre që i ke udhëzuar në rrugën e drejtë! Më bëj prej atyre që i shpëton nga të këqijat! Më bëj prej atyre që kujdesesh për ta! Ma bëj të begatshme gjithçka që më ke dhënë (si: jetën, pasurinë, njohuritë, punët)! Më ruaj nga sherri i asaj që Ti ke caktuar për mua! Vërtet Ti vendos, e askush nuk mund ta kthejë mbrapsht vendimin Tënd! Nuk mund të jetë i poshtëruar ai që Ti e ke miqësuar dhe nuk mund të bëhet krenar ai që Ti e ke armiqësuar! O Zoti ynë! Ti je i Bekuar dhe i Lartësuar.)
  • Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë se Profeti i Allahut i ka thënë: “O djalosh! Kur të futesh tek familja jote përshëndeti me selam, që të ketë kështu bereqet për ty dhe për anëtarët e shtëpisë tënde!”E shënon Tirmidhiu (2698), Albani e ka vlerësuar të mirë (hasen).
  • Xhundub el-Bexhelij (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ishim me Profetin kur ishim djem të fuqishëm, e mësuam besimin para se ta mësonim Kuranin, e pastaj e mësuam Kuranin dhe me të e shtuam besimin.” E shënon Ibn Maxhe, Albani e ka vlerësuar të saktë.
  • Ummu Sulejm er-Rrumejsa, nëna e Enes ibn Malikut (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e pranoi Islamin gjersa Enesi ishte i vogël, ende ushqehej me qumësht gjiri. Ajo ia pëshpëriste Enesit: “Thuaj: ‘La ilahe il-Allah!’, thuaj: ‘Esh-hedu enne Muhammeden resulullah!’” dhe ashtu veproi.Sijeru el-A’lam en-Nubela (2/305).
  • Përcillet nga Ibrahim et-Tejmij (Allahu e mëshiroftë! ) se ka thënë: “E preferonin që sapo të fillojë fëmija të flasë, t’ia mësonin atij ‘La ilahe il- Allah’ shtatë herë, në mënyrë që këto të jenë fjalët e para me të cilat flet.” Musanefi i Abdurrezakut (7977).