Pyetjet e fëmijëve rreth besimit

vitet e para të fëmijërisë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e vizionit të fëmijës për ekzistencën, me ç’rast botëkuptimet të cilat mbillen në mentalitetin e fëmijës gjatë kësaj faze llogariten si blloqet themelore të cilat më vonë do ta ndërtojnë personalitetin e njeriut në të gjitha aspektet, andaj ato duhet të jenë në përputhshmëri të plotë me kërkesat psikologjike, sociale dhe shpirtërore (fetare) që i ka fëmija.

Prezantimi

kur edukimi i fëmijës brenda familjes të ketë marrë një pamje të mirë, atëherë ai ka mundësi që të bashkëveprojë me botën e jashtme në mënyrë të shkëlqyer, sepse çdo mangësi e rolit të familjes në edukimin e fëmijës dhe ngritjes së tij të kënaqshme në aspektin e besimit, në një të ardhme të afërt, do të rezultojë në paaftësinë e fëmijës për të poseduar një sjellje të lavdëruar.

Domethënia e edukimit

Natyrisht se edukimi është një proces i qëllimshëm avancues i cili vihet në lëvizje nga rregulla dhe korniza të cilat synojnë formimin e zakoneve të mira përmes metodës së: orientimit, ushtrimeve, ngritjes së vetëdijes, përmirësimit dhe praktikës. Edukimi i kushton kujdes ruajtjes dhe mbikëqyrjes së natyrshmërisë së fëmijës, ndërtimit të talenteve dhe aftësive të tij, e pastaj orientimit të kësaj natyrshmërie dhe këtyre talenteve së bashku drejt asaj që mundëson përmirësimin dhe plotësimin e tyre ashtu siç e meritojnë; gjë që ndihmon në përgatitjen e një njeriu të suksesshëm për ndërtimin e botës. Edukimi është vegël e cila prodhon udhëheqësi në të gjitha sferat e jetës.

Lexo më shumë

burimi informativ në të cilin fëmija mbështetet gjatë kësaj periudhe janë prindërit e tij; ndaj vend-mbjellja dhe vend-formimi i mirëqenies së fëmijëve është mirëqenia e edukimit të prindërve, pasi ata janë përgjegjësit kryesorë për mësimin e fëmijëve të tyre. Për këtë arsye, Profeti, ka thënë: “Të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij.”

    Modele praktike të përgjigjeve ndaj pyetjeve të fëmijëve rreth besimit

    Përgjigjet Përgjigjet të cilat gjenden në këtë kapitull, në esencë, u drejtohen prindërve dhe të gjithë atyre të cilët luajnë…

    Parahyrje rreth përgjigjeve

    Krijuesi Krijuesi i Madhëruar e ka inspiruar fëmijën që t’i dojë pyetjet, në atë mënyrë që të shtojë në bagazhin…

    Edukimi i fëmijës rreth besimit

    atyrisht Natyrisht se prej temave më të rëndësishme të edukimit, sa i përket përmbajtjes, është edukimi i fëmijëve rreth besimit,…

    Edukimi rreth besimit

    Edukimi Edukimi është një domosdoshmëri njerëzore prej domosdoshmërive të ndërtimit të njeriut, ndaj ai është vegël për formësimin e fëmijës…

    Kush është Allahu?

    Atëherë kur fëmijës ia kumtojmë dhe bëjmë me dije të gjitha këto krijesa magjepsëse, qiellore apo tokësore qofshin, dhe ia zbulojmë fshehtësitë e këtij sistemi të mahnitshëm dhe të këtij rregulli të përpiktë, i themi atij: A po e vërën këtë përsosmëri? Ai që i ka vendosur ligjet dhe ka rregulluar gjërat në këtë mënyrë të përkryer është Allahu . Më pas fëmija do ta njohë Zotin e tij me dituri e prova.

    A ka Allahu pamje si të njeriut?

    Jo, Ai Allahu nuk është si ne. Asgjë nuk i shëmbëllen Allahut, është Ai i cili më ka krijuar mua, ju ka krijuar juve, i ka krijuar të gjithë njerëzit, i ka krijuar pemët, lumenjtë, detet dhe çdo gjë që ekziston në këtë botë.

    Kush e ka krijuar Allahun?!

    Sikur të bëhej kjo pyetje se kush e ka krijuar Allahun, atëherë do bëhej gjithashtu pyetja se kush e ka krijuar Krijuesin, apo jo? Kështu që, patjetër duhet ta kuptojmë që nga cilësitë e Krijuesit është se Ai nuk është i krijuar, por është Ai, Allahu që i ka krijuar të gjitha krijesat.

    Nga ka ardhur Allahu? Sa është mosha e Tij?

    Pasi e mësove tani, o i dashur, që Allahu nuk është i krijuar, atëherë gjithsesi Ai as nuk lind dhe as nuk është i lindur. Ai nuk ka fillim dhe as fund.

    A është Allahu mashkull apo femër?

    Siç e qartësuam dhe më herët, duhet të përpiqemi shumë që ta largojmë të menduarit e shumtë të fëmijës rreth Qenies së Allahut, duke ia orientuar mendimet e tij në gjëra nga të cilat përfiton dhe i sjellin dobi.

    Pse të besojmë në ekzistencën e Allahut?

    Besimi në Allahun e Madhëruar është natyrshmëri e çiltër njerëzore, të cilën s’mund ta mohoj askush. Dëshmitë për ekzistencën e Allahut janë të shumta, aq sa njerëzit vazhdojnë të zbulojnë prova të njëpasnjëshme për ekzistencën e Tij.

    NDAJ PYETJEVE TË FËMIJËVE RRETH BESIMIT

    Përgjigjet Përgjigjet të cilat gjenden në këtë kapitull, në esencë, u drejtohen prindërve dhe të gjithë atyre të cilët luajnë rolin e edukatorit apo përmirësuesit, prej mësuesve. Në të vërtetë, ajo që kërkojmë nga ta është përshtatja e përgjigjes sipas moshës së fëmijës dhe aftësive të tij të të kuptuarit. Ne nuk mund t’i kufizojmë përgjigjet njëlloj për të gjitha moshat e fëmijëve, duke ditur që aftësitë e tyre të të përpunuarit të përgjigjeve dallojnë. Kësisoj ajo çfarë na intereson neve është shpirti i përgjigjes, përmbajtja e tyre dhe jo t’u përcillet atyre fjalë për fjalë.Shiko: “el Es’iletul aka’idijeh andel atëfel ue ixhebeh alejhe” Dr. Besam el Amush (fq. 27). Gjithashtu, llojllojshmëria e të ligjëruarit të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë, që të kemi mundësi t’ia paraqesim përgjigjen lexuesit të nderuar sa më gjithëpërfshirëse, që më pas lexuesi të kapë thelbin e tyre dhe t’ia ndryshojë formën dhe ia përshtat në mënyrën më të mirë që përputhet me fëmijën e tij.

    Lexo më shumë

    Back to top button