Edukimi i fëmijës rreth besimit

atyrisht Natyrisht se prej temave më të rëndësishme të edukimit, sa i përket përmbajtjes, është edukimi i fëmijëve rreth besimit, duke qenë se ai ndërtohet mbi themelimin e zakoneve të vyera dhe zhvillimin e tyre, ngulitjen e besimit (akides) të saktë në thellësitë e mendjes dhe zemrës, si dhe përforcimin e tij, orientimin nga morali i dalluar dhe aktivizimin e tij në çdo sjellje të tyre.

Gjatë kësaj periudhe kohore fëmija e ndërton vizionin e tij për botën, e rrjedhimisht sjelljen dhe moralin e tij, si dhe marrëdhëniet e tij me të tjerët, e varësisht prej realizimit të kësaj në realitetin e tij vjen edhe lumturia e tij në këtë dynja dhe rezultati i fitores që do ta arrijë në botën tjetër. E përderisa kjo është detyra e baballarëve dhe nënave, Kurani e ka lavdëruar këtë, kur Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ju urdhëron për fëmijët tuaj.” (Kuran, 4:11)..

Ndërkohë që Profetie ka cekur këtë qartë kur ka thënë: “Çdo i porsalindur lind në natyrshmërinë e pastër (fitra), pastaj prindërit e tij ose e bëjnë atë çifut, ose të krishterë, ose zjarrputist.” E shënon Buhariu (1359). Ky hadith na i ka sqaruar disa gjëra:

  • Natyrshmëria e njeriut është besimi (imani) dhe se ai që devijon prej kësaj, devijon për shkak të ndonjë sëmundje prej sëmundjeve njerëzore (të shpirtit).
  • Hadithi e bëri të qartë përgjegjësinë e prindërve dhe rolin e madh të atyre dyve në edukim.
  • Na e theksoi ndikimin e ambientit në procesin e edukimit. “Tetavur esh-shu’ur ed-dinij leda el-atfal uel-murahikin,” Prof. Dr. Muhamed el-Hatib, f. 4.

Nga mirësia e Allahut ndaj njeriut është që ia mbolli njeriut besimin në zemër që nga dita e parë e lindjes së tij, pa pasur nevojë për dëshmi e argumente që të besojë.Kësisoj, prindërit duhet të përpiqen në mënyrën më të mirë që ta mbrojnë këtë natyrshmëri, ta mbajnë të çiltër e të dëlirë duke i edukuar fëmijët e tyre sipas fesë së pastër e të vërtetë islame, të ngritur mbi Shpalljen Hyjnore nga Kurani e Suneti. Gjithashtu, prindërit duhet të bëjnë kujdes e të mos mbështeten në lënien e edukimit të fëmijëve të tyre nga ambienti fetar me ç’rast do t’i formojnë botëkuptimet nga rrethi në të cilin gjenden. Pasi pasimi i Islamit, si një traditë dhe jo si bindje, nuk i mbron ata nga shthurja në këtë kohë revolucionare të teknologjisë kur bota është shndërruar në një fshat të vogël, e as nuk i mbron nga tretja e identitetit apo nga dobësia e personalitetit të tyre.

Zemra e fëmijës së dëlirë i ngjan me të vërtetë një xhevahiri të çmueshëm të pastër nga njollat dhe gdhendjet, ndonëse ai është në pritje të gdhendjeve që do t’i bëhen. Nëse në të gdhendet dhe edukohet e mira, ai do të reflektojë lumturi e mbarësi në dynja e ahiret dhe në shpërblimet e tij do të kenë hise të gjithë ata që e edukuan, prindërit apo edukatorët. E nëse mbi të gdhendet e keqja dhe nuk edukohet më shumë se sa një trajtim që iu bëhet shtazëve, përfundim i tmerrshëm e shkatërrim do ta presë, do të jetë barrë e rëndë e varur mbi prindërit e kujdestarët e tij.“Ihja’u ulum ed-din” të Gazaliut, vëll. III, f. 72. Përmirësimi më i mirë arrihet në vegjëli, sepse kur fëmija lihet pas dore, rritet, ushtrohet e piqet mbi vese të caktuara, atëherë drejtimi i tij nga rruga e shtrembër është e vështirë. Shiko: “Et-tib er-ruhanij” të Ibn el Xhevzij, f. 60.

Fëmija i rritur në një familje fetare, me besim të lartë e të kapur për mësimet fetare islame të vërteta do t’i pasojë prindërit e tij në të voglën e të madhen, aq sa botëkuptimet e tij personale do t’i formojë duke i vështruar prindërit e tij. Por, hasim në raste kur kuptimet fetare dikush i përçon me një metodë të rreptë me vendosmëri aq sa shpie ne rezultate të kundërta. Kështu, kur fëmija të rritet, ndërsa prindërit e tij i ka të mangët, nuk janë të përpiktë ndaj zbatimeve fetare, rrjedhimisht vështirë do të jetë që fëmija në të ardhmen të jetë i interesuar për fe, sepse në vegjëlinë e tij nuk ka hasur në ndikimin e fesë te prindërit e tij, e kështu tek ai nuk do të ketë shenja të praktikës së fesë.

Zhvillimi fetar

te fëmijët

Filizat e para të fesë te fëmijët fillimisht shfaqen si mendime, si p.sh.: ekzistenca e Allahut, më pas vërshojnë mendime të tjera në lidhje me krijesat, botën e ardhshme (ahiretin), engjëjt apo shejtanët. Shkëndijat e zhvillimit fetar te fëmijët vihet në pah në bazë të katër karakteristikave:

  • A Realitet i prekshëm: Botëkuptimeve fetare fëmija ua shton realitetin e prekshëm nga shqisat dhe gjersa fëmija rritet në mënyrë të përshkallëzuar i kupton të vërtetat fetare në mënyrën e duhur dhe në moshën e adoleshencës ua jep të drejtën që iu takojnë këtyre kuptimeve fetare.
  • B Imitation: Formale. Në këtë etapë fëmija i vogël e imiton dhe pason të madhin në adhurimet dhe lutjet e tij në mënyrë formale duke mos i kuptuar apo përjetuar shpirtërisht ato. Është mundësi e volitshme për edukatorin që ta shfrytëzojë interesimin e fëmijës në këtë periudhë që t’ia mësojë shtyllat e Islamit dhe moralin e tij, shtyllat e besimit dhe ndikimi që rrjedh prej tyre.
  • C Dobishmëri, sipas interesit: Fëmija e kupton gëzimin e prindërve apo mësuesve të tij përreth me veprimin e tij të disa adhurimeve, me ç’rast i bën ato vepra në kërkim të përfitimit të dashurisë së tyre, apo për arritjen e disa qëllimeve të tij, apo edhe për shfajësimin e tij duke e zmbrapsur ndonjë dënim që mund ta pranojë.
  • D Fanatike: Fëmija e mbron fenë e tij me fanatizëm emocional i shtyrë nga kërkesa e instinktit dhe natyrshmërisë së tij për shoqëri, miqësi e dashuri, ndërsa nga format më të larta të shoqërisë është miqësia për hir të Allahut të Lartësuar.

Nga ajo që u cek më sipër na bëhet e qartë rëndësia e të përqendruarit në edukimin e fëmijëve rreth besimit. Prindërit dhe edukatorët e kanë obligim që të përpiqen me të gjitha forcat që t’ua përafrojnë dhe lehtësojnë mësimin e besimit rinisë - veçanërisht në këtë kohë kur janë shtuar sprovat, shpërqendrimet dhe dëfrimet joshëse me të gjitha format e reja.

Nga gjërat më të rëndësishme që mund t’i ndërmarrin prindërit karshi fëmijëve të tyre është, së pari, ushqyerja dhe nxitja e natyrshmërisë te fëmija e cila arrihet duke ia mësuar fjalën e teuhidit, besimit të njëshmërisë në Zot. Më pas, së dyti, mbështetja dhe përkrahja e besimit me gjashtë shtyllat e tij, që manifestohet me ngulitjen e dashurisë ndaj Allahut të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij, dhe mësimit të Kuranit fisnik.

Pra, ekzistenca e natyrshmërisë fetare në shpirtra është ndihmesë e madhe për prindërit në procesin e edukimit të fëmijëve të tyre, me ç’rast natyrshmëria e çiltër dëfton për instinktin fetar. Ky instinkt, sikur instinktet e tjera, nuk pranon zëvendësimin, por pranon vetëm orientimin dhe zhvillimin. Rrjedhimisht kjo natyrshmëri mund të përdoret duke u drejtuar në caqe të tjera, të ndryshme nga ato për cilat është krijuar. Ndërsa feja islame bën thirrje që kjo natyrshmëri të drejtohet rreth cakut të vërtetë për të cilën është krijuar.

Nga çështjet më të rëndësishme për të cilat duket të edukohet fëmija janë gjashtë shtyllat e besimit, sidomos më e rëndësishmja, besimi në Allahun. Ngase besimi në Allahun e Lartësuar dhe dashuria ndaj Tij është ajo kur pasi të arrihet, rrjedhin të gjitha shtyllat e tjera të besimit. Allahu e caktoi dashurinë ndaj Tij si një nga kushtet kryesore të besimit dhe bindjes ndaj Tij. Me fjalë të tjera, dashuria ndaj Tij është e pandashme nga bindja ndaj Tij dhe armiqësimi i armiqve të Tij, aq sa Allahu e caktoi dashurinë ndaj Tij të jetë supreme mbi çdo dashuri të kësaj bote, kur i Lartësuari tha: “Thuaj: ‘Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni deri sa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur.’” (Kuran, 9:24). Gjithashtu, kur i përshkroi robërit ndaj të cilëve është i kënaqur, cilësinë e parë që caktoi për ta ishte që ata e duan Atë: “O besimtarë! Nëse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan; të përulur me besimtarët dhe të ashpër me femohuesit; që luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Bujar i madh dhe i Gjithëditur.” (Kuran, 5:54). Po ashtu, Allahu e sqaroi që njëshmëria e pastër nuk arrihet vetëm se atëherë kur të njësohet Allahu me dashuri absolute, gjersa tha: “E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan idhujtarët idhujt e tyre).” (Kuran, 2:165). Arsyeja që Allahu na krijoi ne, pra, që ta adhurojmë atë, është shkalla më e lartë e dashurisë. Me ç’rast esenca e adhurimit dhe thelbi i tij është vërtetësia e dashurisë vetëm për Allahun. Në të vërtetë në brendësi ky është adhurimi, aq sa nuk plotësohet njëshmëria derisa të plotësohet dashuria e robit për Zotin e tij, e kështu duke i mposhtur dhe paraprirë të gjitha dashurive tjera, në mënyrë të atillë që dashuria e robit për Zotin e tij të jetë kryesorja, e më pas, çdo gjë që do robi të jetë reflektim i kësaj dashurie për Zotin e tij në të cilën gjendet lumturia dhe shpëtimi i robit. “El-kauvl es-sedid sherh kitabut-teuhid” të Abdurrahman es-Sa’dij, f. 128.

Dashuri kjo e ndërtuar mbi besim është nga shkaqet më madhore për edukimin dhe përmirësimin e sjelljeve të fëmijëve, për përforcimin e tyre të paepur në fenë islame, nën bindjen e Allahut dhe të Profetit të Tij. Kur në zemrën e dikujt mbillet dashuria për Allahun dhe të Dërguarin e tij, atëherë besimi i tij, adhurimet e tij dhe morali do të jenë të lavdëruara e në mënyrë të duhur. Sado që të nxë, të bjerë në gabime, të harrojë e të shpërqendrohet në pjesëza e çështje të ndryshme, dashuria e mbjellë në brendësinë e tij do ta kthejë në rrugën e drejtë, me lejen e Allahut,(56) sepse dashuria ka shtytës të brendshëm dhe jo vetëm të jashtëm.

Këndvështrimin të cilin e paraqet doktrina islame, pra besimi islam përreth ekzistencës veçohet me një pajtueshmëri të plotë mes natyrshmërisë së çiltër të njeriut në njërën anë dhe në mënyrë simetrike në anën tjetër të arsyes së shëndoshë, duke mos pasur kurrfarë kundërthënie mes tyre. Gjithashtu, doktrina islame karakterizohet me veçori të tjera të cilat nuk ndodhen në besimet e tjera, asilloj ku janë plotësuar të gjitha pikëpamjet ideologjike, doktrinale, etike dhe legjislative. Ky këndvështrim, një pikëpamje ideologjike dhe doktrinale, na e sqaron në mënyrë gjithëpërfshirëse zanafillën e kozmosit, vijueshmërinë e tij dhe të vërtetat që ndodhën brenda dhe jashtë tij. Po ashtu, shpjegon fillimin e jetës së njeriut dhe mbarimit të saj, më pas sqaron arsyen përfundimtare të krijimit të kozmosit dhe cakun final të krijimit të njeriut, duke u përgjigjur në pyetjet e njeriut rreth ekzistencës, për të cilën njeriu nga natyrshmëria e tij do të pyesë domosdo, aq sa nuk mund të gjejë prehje në këtë jetë derisa të marrë përgjigje të mjaftueshme, bindëse, gjersa të qetësohet për ato pyetje, në të kundërtën do të jetojë në dyshime e dilema stresuese të vazhdueshme, sepse nuk e ka hasur kuptimin e vërtetë të kësaj jete.

Frytet e edukimit

rreth besimit

Shumë fryte mund të vilen nga edukimi i fëmijëve rreth besimit, siç mund të cekim disa në vijim:

  • Nxitimi dhe shpejtimi i tyre drejt veprave të mira, sepse ai do të trokasë në çdo derë të mirësisë që e afron atë afër kënaqësisë dhe mëshirës së Allahut.
  • Fuqizimi i ndërgjegjes qortuese, sepse besimi i gjallëruar është ai që vë nën kontroll sjelljet e njeriut.
  • Asketizmi nga kjo botë, aq sa zemra e tij nuk lidhet me dynjanë, që të arrijë të bëhet ajo preokupimi e tij kryesor dhe pikënisja e veprimeve të tij.
  • Ndihma hyjnore, në mënyrë të atillë që Allahu i Lartësuar i merr përsipër çështjet e robit të Tij besimtar duke ia përmbushur dobitë e tij të vërteta e kështu duke e lumturuar atë në të dy botët.
  • Dëshira për Allahun, që sa më shumë që i rritet besimi, aq më shumë i shtohet bindja e robit për Zotin e tij të Madhëruar, interesimi për Të dhe pavarësimi nga krijesat e Tij.
  • Fshehja e fenomeneve negative dhe pakësimi i problemeve mes anëtarëve të familjes, kështu që sa më shumë që rritet besimi në zemra, izolohet ndikimi i epshit ne veprime, dhe kështu forcohet vullneti duke e shpënë vepruesin drejt moraleve të larta e të lavdëruara.
  • Ndikimi pozitiv te njerëzit, në mënyrë të atillë që besimtari i fortë synon përmirësimin e vetvetes dhe të të tjerëve.
  • Ndjenja e prehjes dhe e qetësisë sa herë që përforcohet bindja e besimi në zemrën e robit, zhduken nga ai frika e paniku të cilat i terrorizojnë njerëzit.
Boshtet e edukimit

rreth besimit

Më të vërtetë prindërit e kanë për detyrë që t’ua mësojnë fëmijëve atë që ua ngulitë besimin e tyre, drejton moralin dhe sjelljet e tyre, ua përforcon ndjenjën e të qenit pjesëtar të umetit të Muhamedit.
Siç do t’i trajtojmë në vijim disa pika që rrjedhin nga kjo tematikë:

  • Mësimi i gjashtë shtyllave të besimit dhe besimit në përgjithësi gjithëpërfshirës të fesë, Sheriatit, me gjithë lidhshmërinë e tij me natyrshmërinë e çiltër njerëzore. Duke pasur kujdes gjatë mësimit nga mënyrat tradicionale, formale nga të cilat humb gjallëria e besimit; pra, duke u përpjekur që të jetë mësimi me metoda praktike nga të cilat zgjohen zemrat, lëvizin mendjet dhe drejtohen sjelljet.
  • Edukimi i fëmijëve përreth dashurisë ndaj Profetit, familjes së tij, grave të tij që janë nënat e besimtarëve dhe të gjithë shokëve të tij, duke mos u sforcuar e tepruar në dashuri ndaj tyre, por assesi duke u treguar i shkujdesur dhe i padrejtë.
  • Edukimi i fëmijëve për madhërimin e fesë, shenjave të saj dhe manifestimeve të saj, duke ua tërhequr vërejtjen nga përbuzja apo mosrespektimi ndaj fesë, apo mosinteresimi e injorimi ndaj saj.
  • Edukimi i fëmijëve se besimi i kërkuar nuk plotësohet vetëm se me bërjen e veprave të mira, rrjedhimisht, pra besimi shtohet me veprimin e punëve të mira dhe pakësohet kur veprohen gjynahet. Nga kjo kuptojmë që edukimi i fëmijëve rreth besimit është një domosdoshmëri në mënyrë të atillë që të çelin frytet e tij në moral, sjellje dhe adhurime.Sa i përket çështjes së adhurimit, mund të përfitoni nga libri: “Melemih es-se’adeh fi terbijeti-tifl al’a el-i’bedeh”, të Abdulmexhid el Bejnunij, dhe po ashtu shiko kaptinën: “el-bina’ul-i’bedij” nga libri: “Menhexh et-terbijeh ennebevijeh lit-tifl”, të Muhamed Suvejd, f. 250.
  • Gdhendja e besimit për Ditën e Gjykimit në shpirtrat e tyre, madhërimi i kësaj Dite dhe sqarimi i lidhshmërisë së shpërblimit të veprave të mira, të cilat robi i bën në këtë botë dhe rezultatit në botën tjetër, ai që vepron mirë do të shpërblehet me Xhenet, ndërsa ai që bën keq, Xhehenemi do ta presë.
  • Theksimi i mbikëqyrjes së Allahut të Lartësuar ndaj robërve të tij që Ai i shikon ata, i dëgjon dhe nuk i fshihet asgjëje nga gjendjet e tyre.
  • Ngulmimi i ndjenjës se ai ndodhet në të vërtetën, asisoj që kjo do ta shpirë që të jetë krenar dhe i bindur me fenë e tij.Shiko: “Et-terbijeh el-akad’ijeh” të Muhamed Haxhë el-Xhezairij, meuvki’u fi tarikil-islah; gjithashtu “Era’u Ibn el Xhevzij et-Terbevijeh”, dr. Lejli Atar, f. 324-337.
Metodika të edukimit

për mbjelljen e besimi

Këto metoda mund t’i ndajmë në dy kategori: e para, para moshës së pjekurisë te fëmijët, dhe e dyta, pas moshës së pjekurisë.

Nga gjërat që të ndihmojnë për gdhendjen e besimit te fëmija para moshës së pjekurisë janë:

  • Komentimi rreth emrave fetarë të cilët fëmija i dëgjon në rrethin që jeton. P.sh.: emrin Abdullah (rob i Allahut), Abdurrahaman (rob i të Gjithëmëshirshmit), Abdulkerim (rob i më Bujarit), etj., duke u përpjekur për sqarimin e kuptimeve të tyre shkurtimisht. Të pasurit kujdes që fëmija ta dëgjojë ezanin. Më pas fëmijës t’i mësohen disa nga lutjet e caktuara ditore (dhikret), duke u kujdesur që t’i thotë ato. Në rast se harron, atëherë vetë prindi në prezencën e tij duhet t’i thotë ato.Mund të përfitohet nga libri i dhikreve të njohur si “Mburoja e muslimanit” nga autori Se’id el Kahtanij dhe nga libri: “Edhker et-tifl el-muslim”, të Mahmud el Misrij. Gjithashtu, të kujtojë begatitë e Allahut ndaj nesh, sidomos përgjatë ngrënies së ushqimit, pasi përsëritet vazhdimisht. Në këtë rast ia mëson atij përmendjen e emrit të Allahut në fillim të ushqimit duke thënë bismilah dhe falënderimit të Allahut pas përfundimit të ushqimit.
  • Nxitja e fëmijës për nxënien përmendsh të disa sureve të Kuranit, duke ia sqaruar që Kurani është fjala e Allahut të Lartësuar. Së pari duhet t’i mësohet surja el Fatiha, më pas el Ihlas, e pastaj suren el Felek dhe suren en Nas. Gjithashtu, duke ia shtuar kësaj, më pas mund t’i mësohen disa poezi apo ilahi nga të cilat përmes tyre nxitet mësimi i kuptimeve të sakta të besimit te fëmija.
  • Duhet të merret parasysh që emri i Allahut duhet t’i përmendet fëmijës kur ai është në çaste gëzimi e hareje dhe assesi t’i përmendet emri i Allahut të Lartësuar i krahasuar me ashpërsinë apo dënimin në moshë të vegjëlisë; pra, nuk duhet shtuar shumë biseda për zemërimin e Allahut, dënimin e Tij apo Xhehenemin.
  • Udhëzimi i fëmijës drejt bukurive të krijesave, forcës së tyre, që ta ndiejë madhështinë e Krijuesit dhe fuqinë së Tij, e kështu ta dojë Atë, ngase Allahu e do atë, siç ia nënshtron atij disa nga krijesat.
  • Ushtrimi i fëmijës ndaj moraleve dhe sjelljeve të lavdëruara, gjithashtu ushtrimi i mësimit të mëshirës, ndihmës, bashkëpunimit, kulturës së bisedës dhe artit të të dëgjuarit, praktikave islame me anë të shëmbëlltyrave të mira, me ç’rast do të jetojë në një ambient ku mbizotëron mirësia dhe kështu do të marrë nga të mirat përreth tij.

Pas moshës së pjekurisë, këtyre metodave iu shtohen të tjera metoda, duke ia bashkangjitur të menduarit dhe të arsyetuarit, siç mund të cekim:

  • Mësimi i fëmijës për madhësinë madhështore të këtij kozmosi, precizitetin e tij, pajtueshmërinë dhe përkryerjen e tij, me qëllim që ta lavdërojë Allahun e Lartësuar dhe ta madhërojë Atë. Allahu i Madhëruar thotë: “E tillë është fuqia e Allahut, i Cili ka përsosur çdo gjë.” (Kuran, 27:88)
  • Kujtimi i urtësive të Allahut në veprimet e Tij dhe në krijesat e Tij, që ta dojë Allahun dhe ta lavdërojë Atë. P.sh.: urtësia e krijimit të natës e të ditës, krijimit të Diellit e Hënës, krijimit të shqisave, dëgjimit, shikimit, shijimit e kështu me radhë. Thotë Allahu i Madhëruar: “Vallë, a nuk mendojnë ata në vetvete? Allahu ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe ato që gjenden në mes tyre - vetëm me qëllim dhe afat të caktuar.” (Kuran, 30:8).“Do they not contemplate within themselves? Allah has not created the heavens and the earth and what is between them except in truth.”
  • Shfrytëzimi i mundësive të përshtatshme për orientimin e fëmijës përmes ngjarjeve të përditshme me urtësi që ta dojë mirësinë e ta urrejë të keqen. P.sh.: kur të sëmuret, duhet t’ia lidhim zemrën me Allahun që Ai është Shëruesi, t’ia mësojmë lutjen, t’ia mësojmë mendimin e mirë për Allahun, metodën e shërimit me Kuran, rukjen. Ndërsa nëse ia shërbejmë atij ndonjë frutë që e kërkon, ia përkujtojmë falënderimin e Allahut për këtë begati duke ia theksuar që kjo begati vjen nga Ai. Prindërit duhet ta braktisin mësimin e kuptimeve të besimit përgjatë ndodhive të dhimbshme për fëmijën, ngase ai nuk është i pjekur plotësisht që të kuptojë e arsyetojë. “Gars usul el Iman fi nefs et tifl” të Dr. Sherifeh el Hazimij, f. 65 dhe 69.
  • Patjetër duhet që fëmija t’i mësojë veprat islame përmes praktikës së vazhdueshme. Kësisoj duhet që edukatori të jetë ai i pari shëmbëlltyrë i këtyre veprave. Në të vërtetë lidhshmëria mes fesë dhe vlerave të larta të moralit përgjatë sjelljeve në praktikë dhe bashkëveprimit e bën edukimin frytdhënës e të pasur për dallim nga teoritë e thata. Shiko: “Menhexh et Terbije en Nebevijeh lit tifl”, Muhamed Suvejid, f. 379.
  • Të përfituarit nga tregimet me kuptime të bukura duke e nxitur fëmijën në gjërat e pëlqyeshme dhe duke e larguar nga të urryerat. Përgjatë rrëfimit të tregimeve duhet të kemi parasysh që të bëhen në mënyrë dramatike, ndikuese, duke i shfaqur udhëzimet dhe vlerat e lavdëruara që i përmban tregimi. Gjithashtu përmes poezive të bukura mund të përçohen shëmbëlltyrat e larta dhe moralet fisnike. Po ashtu, mund të njihet fëmija me Profetin duke ia rrëfyer biografinë e tij, që ta dojë atë e t’i bindet dhe të lidhet me të që nga vegjëlia. Duke i vënë në pah sjelljet e tij me fëmijët, butësinë e tij me ta, duke e përshkruar pamjen e tij, si dhe rrëfimi i ndodhive që na tregojnë moralin e tij të lartë e fisnik. Duke ia shtuar këtyre edhe tregimet për sahabët, nënat e besimtarëve dhe anëtarëve të familjes së tij, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!
  • Pasimi i mesatares përgjatë edukimit fetar të fëmijëve, duke mos i ngarkuar me ato gjëra të cilat nuk mund t’i përballojnë. Nuk duhet të harrojmë që argëtimi dhe zbavitja janë bota kryesore e fëmijës. Pra, nuk i rëndojmë asisoj që zhvillimi i tyre normal të marrë drejtim të kundërt, duke u shtuar atyre përgjegjësi e kësisoj duke ua shumëfishuar ndalesat që i privojnë nga nevojat themelore fëmijërore. Ekzagjerimi në këtë çështje dhe teprimi i qortimit shpie në ndikim negativ duke e bërë të ndihet fajtor. Zakonisht kjo ndodh me fëmijën e parë, si pasojë e entuziazmit të prindërve në kërkim që fëmija i tyre të bëhet shembullor.
  • Fëmija duhet të lihet në natyrshmërinë e tij, duke mos i ndërhyrë vazhdimisht të mëdhenjtë, në mënyrë të atillë që t’i përgatiten atij aktivitete që ai vet t’i zbulojë sipas aftësive të tij, duke u njoftuar me ambientin që e rrethon. Kështu i zhvillohet atij dashuria për zbulim dhe kuriozitet dhe i rriten aftësitë e tij.
  • Inkurajimi i fëmijës ka ndikim shumë të mirë tek ai. Nxitet që të nxjerrë më të mirën e tij në veprimet dhe përmbushjen e punëve të dëshiruara. Çdoherë kur sjelljet e fëmijës të jenë në përpikëri me udhëzimin e tij të ngritur mbi bazat e dashurisë dhe shpërblimit, atëherë do të shpjerë tek stolisja e fëmijës me sjellje të duhura me metodën më të mirë. Gjithashtu, duhet t’i ndihmojmë fëmijës ta dijë se çfarë është e drejta e tij, çfarë i përket atij e çfarë jo, çfarë është e lejuar të bëhet e çfarë jo. Gjithnjë duke e bërë të ndihet krenar me pozitën e tij, duke ia shoqëruar mesataren e lavdëruar në sjellje e duke e mënjanuar nga llastimi. Shiko: “El Bina en Nefsi el Vixhdenij lit tifël”, dr. Salah Abdurrezak, f. 9.
  • Mbjellja e pozitës së lartë të Kuranit në zemrën e fëmijës, admirimin dhe respektimin e tij. Kështu ai do ta përjetoj shenjtërinë e tij e do t’i nënshtrohet urdhrave që gjenden në të. Rekomandohet të përdoren metoda tërheqëse, të lehta, p.sh.: t’i tregohet fëmijës se nëse e përkryen leximin e Kuranit do ta arrijë gradën e engjëjve të ndershëm. Të insistohet që fëmijës t’i mësohet trajtimi i Kuranit, edukata përgjatë leximit - duke kërkuar mbrojtën e Allahut nga shejtani i mallkuar para leximit, më pas fillimi i leximit duke përmendur emrin e Allahut, bismilah, ta nderojë mus’hafin dhe të jetë i vëmendshëm gjatë dëgjimit të tij -, duke ia mësuar kështu dëgjimin e disa ajeteve nga Kurani, me qëllim që ta ketë më të lehtë mësimin e tij dhe t’i përmirësohet leximi. Njëherazi mund t’i mësohen disa kuptime të ajeteve apo sureve të shkurtra që përmbajnë kuptime rreth besimit, sidomos nga ato suret që i di përmendësh, siç është surja el Fatiha, el Ihlas, el Felek dhe en Nas. Edhe rrëfimi i tregimeve kuranore sa më shumë duke i thjeshtësuar që të jenë sa më të lehta për t’u kuptuar përmes metodave të ndryshme.Shiko: “Et Terbijetu ed Dinijeh lil atëfel” Havle Dervish, dhe portali: http:// saaid.net; Shiko po ashtu: “Kejfe uxhib an es’ileti tiflij ue uhaviruhu” të Dr. Selve Murteda, f. 108.
  • Mund të përdoret gjithashtu metoda e pyetjes dhe përgjigjes, duke u munduar që vet pyetja gjithashtu të ketë informata të dobishme të cilat synojmë t’ia përçojmë fëmijës. Ndërsa përgjigjja të jetë e shkurtër, që të jetë e përshtatshme për moshën e fëmijës dhe të kuptuarit e tij. Kjo seriozisht ka një ndikim mbresëlënës te fëmija për përfitimin e vlerave të larta, moralit të lavdëruar dhe përmirësimit të sjelljes së tij.
  • Nga metodat e mësimdhënies mund të përdoret po ashtu zbavitja përgjatë ngjyrosjes, duke përdorur imazhe me kuptime rreth besimit duke i ripërtërirë ato çdoherë. Gjithashtu mësimdhënia mund të jetë edhe përmes konkurseve e garave të ndryshme, ku hapësira këtu është e gjerë. Mund të theksojmë se pëlqehet që garat sfiduese të përmbajnë aktivitete fizike, ngase fëmijët e duan gjallërinë. Shiko: “El Irtika bil Usre fi te’adhim mehabetin Nebij el Umeh”, f. 5.
  • Fëmijëve ua shpjegojmë disa hadithe apo pjesë prej tyre që kanë të bëjnë me besimin, duke marrë parasysh atë që i përshtatet fuqisë së tij intelektuale, me metoda të lehta e të pëlqyera, duke zgjedhur shprehje të shkurtra që t’i kapë mendja i tij. Gjithashtu mund të përdoret metoda e përsëritjes së shprehjeve të caktuara përgjatë mësimdhënies, siç bie fjala shprehja: “Caktimi i Allahut” dhe “Ai bën çfarë të dojë.”, “Allahu ka mundësi dhe fuqi të bëjë çdo gjë.”, “Mbështetu në Allahun.” e të tjera me radhë, gjersa fëmija pastaj do t’i përdorë ato vetvetiu. Me ndihmën e prindërve apo edukatorit mund t’i ofrohet fëmijës mundësia që ta zbukurojë e stolisë dhomën e tij apo klasën me shprehje të bukura rreth besimit; p.sh.: “Unë jam musliman”, “Unë e dua Zotin tim”, “Shtyllat e besimit”, etj. Këto mënyra të edukimit dhe mësimdhënies lenë gjurmë në mendjen e fëmijës, si pasojë e shikimit të shumtë të tij.Shiko: “Kejfe tu’alim el akideh lil atëfel” Heja es Sani’u, portali: http://saaid. net; shiko: “Atëfel el muslimin kejfe rabehum en nebijul emin” të Xhemal Abdurrahman, f. 143.
  • Edukimi i fëmijës se nga sprovat nuk shpëton njeri. Të gjithë njerëzit në këtë botë i sprovon Allahu me sprova e vështirësi. Por, duhet t’ia mësojmë se Allahu nuk cakton diçka vetëm se si pasojë e dijes së Tij absolute dhe urtësisë së Tij të plotë. Duke ia theksuar që Ai që i sjell mirësitë është Allahut dhe Ai që i largon dëmet është, po ashtu, Allahu. Mëshira e Tij ia ka kaluar zemërimit të Tij, duke ia cekur që lehtësimi e shpëtimi vjen pas vështirësisë e mundimeve; ky është pra ligji i Allahut. Duke ia madhëruar fëmijës mendimin e mirë për Allahu dhe se ky është adhurim në vetvete. Zgjedhja e Allahut për neve është më e mirë se sa zgjedhja jonë për vetët tona, ndërsa njeriut nuk i mbetet vetëm se të zbukurohet me durim, duke i mbledhur shkaqet e legjitimuar afetare se si t’i përballojë sprovat, duke u stolisur me kënaqësinë dhe duke shpresuar në shpërblimin e Allahut. Dhe, së fundi, ia mësojmë atij të shtrënguarit pas lutjeve drejtuar Allahut, pasi kjo është një tregti me Allahun, ku robi del gjithnjë fitimtar.Shiko: “Kavaid fi telaki el masa’ib” të Omer el Mukbil, ueb-faqja e Prof. Dr. Omer el Mukbil me datë 3/12/2014; shiko: “Hal el Insan aind hulul el musibeh” të Dhafir Al Xheban, portali: http://saaid.net.

IMjetet edukuese

Në vijim do t’i përmendim disa nga mjetet më të rëndësishme edukuese për kultivimin e besimit te fëmijët:

  • Shëmbëlltyra e mirë odeli shembullor, shëmbëlltyra e mirë llogaritet nga shkaqet më madhështore që ndikojnë thellë te fëmija. Për rëndësinë e modelit të mirë na ka tërhequr vërejtjen edhe Profeti, siç është përmendur në hadithin e Abdullah ibn Amir (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili thotë se një ditë e kishte thirrur nëna, ndërkohë që Profeti ishte tek ata.
    - Abdullah! Eja, kam për të të dhënë diçka! - tha nëna.
    - Çfarë deshe t’i japësh Abdullahit? - e pyeti Profeti nënën e Abdullahit. Ajo u përgjigj dhe tha se donte t’i jepte një hurmë.
    - Sikur mos t’i jepje hurmën do të të shkruhej ty një gënjeshtër. - tha Profeti.Shënon Ebu Davudi (4991), ndërsa Albani e cilëson si të mirë. Ndërsa një transmetim tjetër i hadithit ka ardhur: “Kush i thotë fëmijës, eja të të jap diçka dhe më pas nuk i jep asgjë, i llogaritet si gënjeshtër.” Shënon Ahmedi (9624), ndërsa Albani e cilëson si të mirë. Pra, shëmbëlltyra e mirë është nga metodat efektive të edukimit. Gjithashtu nga hadithi kuptojmë për rëndësinë e së vërtetës me fëmijët veçanërisht.)
  • Këshillimi i sinqertë Dhënia e këshillës ka metoda të ndryshme, mund të jepet në formën e njohur, drejtpërdrejt, por mund të jepet gjithashtu përmes shembujve apo përgjatë rrëfimit të ndonjë tregimi, apo nga ana e bashkëbisedimit e kështu me radhë. Ne na përket të përkujdesemi kur ta këshillojmë fëmijën që të mos mërzitet.Shiko: “Es Suneh en Nebevijeh - Ru’je terbevijeh” Dr. Said Ali, f. 370. Mund të përfitohet gjithashtu nga libri “Meva’idh es Sahabeh” të Dr. Omer el Mukbil.
  • Inkurajimi dhe kërcënimi Mund të quhet kjo metodë edhe sikurse shpërblimi dhe dënimi. Sinqerisht kjo metodë llogaritet si një nga metodat më të dukshme emocionale jo rastësisht, ngase kjo prek thelbin e natyrshmërisë së çiltër të njeriut të cilën Allahu ia caktoi, e ajo është dashuria për dobinë dhe arritjen e saj dhe, në anën tjetër, urrejtja e së dëmshmes dhe mënjanimin e saj. Duhet të kemi kujdes gjatë kësaj metode, sepse duhet të bëhet me masë dhe me saktësi, duke mos e shpërdoruar atë e duke mos i kaluar kufijtë. Fëmija ka natyrë të shtalpët e të ndjeshme, nuk do të duhej t’i futet frika në palcë e të traumatizohet, pasi shpirti i tij mund të ndikohet anasjelltas. Kësisoj duhet të mbizotërojë metoda e inkurajimit, pasi fëmija në vegjëli më shumë ka nevojë për shpërblim se sa për dënim. Shiko: “Eselib er Resul fi terbijetil usreti el muslim” Shafi el Hamidij, f. 21; shiko: “Devr el bejt fi terbijetit tifël el muslim” Halid esh Shentut, f. 25, shiko: “Eselib er Resul fi terbijetil usreti el muslim” Shafi el Hamidij, f. 19.
  • Ushtrimi, praktika Stërvitja e fëmijës që të jetë vigjilent në kërkim të kënaqësisë së Allahut, frikës e turpit nga Ai, që të mbështet tek Ai për çdo gjë dhe çdoherë, edhe që çdo çështje është në duar të Tij. Të gjitha këto e pajisin atë me fuqi e fortësi që t’i bëjë ballë çdo sprove dhe me kënaqësi e bindje duke iu qetësuar zemra e kështu të gjejë lumturinë.
  • Rikujtimi dhe përsëritja Këto dyja, sipas njohurive bashkëkohore dhe përvojave njerëzore, janë nga mjetet më të zellshme për ngulitjen e diturisë në mendjen e njeriut.Shiko: “Menhexh et Terbije en Nebeëije lit tifël” Muhamed Suvejid, f. 139.
  • Dialogu dhe bashkëbisedimi Biseda me fëmijën ia zgjeron atij diapazonin e të kuptuarit, ia hap atij horizontet e njohurive. Duhet patjetër që t’i respektohet mendimi i fëmijës dhe qëndrimi i tij, shtuar kësaj edhe dëgjimin e tij me vëmendje si dhe diskutimi me të me qetësi. Kësisoj pra, që të jetë bashkëbisedimi i suksesshëm dhe të lërë gjurmë te fëmija mundet që përmes tij të arrihet tek edukimi i fëmijës dhe orientimi i tij.Shiko: “Gars usulul iman fi nefs et tifël” Dr. Sherife el Hazimij, f. 34-45; shiko: “Es Suneh en Nebevijeh - Ru’je terbevijeh” Dr. Said Ali, f. 406.
  • Libri Për shkak të rëndësisë së skajshme duhet të përgatitet një kënd i librave, bibliotekë familjare e përshtatshme për kërkesat edukative, kulturore dhe fetare për fëmijën. Është e udhës që të jetë kjo bibliotekë e llojllojshme në përmbajtje, të ketë libra fizik, të prekshëm, të incizuar me zë dhe elektronik. Shtuar kësaj që të përmbajë gjithashtu edhe një përmbledhje të librave me tregime, për shkak të rolit të rëndësishëm të tregimeve që kanë në sferën e edukimit, me ç’rast në biografinë e Profetit dhe shokëve të tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka shumë ndodhi e rrëfime të dobishme.
  • Modern educational tools and technologyTeknologjia dhe mjetet edukative moderne - Këto janë mjete që na ndihmojnë në përçimin e mendimeve, përforcimin dhe përafrimin e tyre te fëmijët. Me qëllim që të bëhet i aftë t’i kuptojë dhe t’i përvetësojë kuptimet e tyre. Me këtë fëmijës i prezantohen këto mendime dhe koncepte përmes teknologjisë në mënyra tërheqëse me ngjyra e shenja të cilat e tërheqin atë drejt tyre dhe e joshin që t’i pranojë me kënaqësi.
  • Shtytësit natyrore fëmija gjenden shumë shtytës të cilat mund të përdoren për edukimin e tij. Prej tyre mund të përmendim: lojën, bashkëpunimin, imitimin e të tjera. Nga loja p.sh.: fëmija mund ta zbulojë botën përreth tij, duke i përshkruar përfytyrimet e tij dhe caqet e të kuptuarit të tij. Kësisoj mund të përdoret kjo më sipër në sqarimin e kuptimeve të vërteta e të sakta të jetës dhe gjithësisë, apo të mbjelljes së vlerave të larta në moralin e fëmijës duke përdorur metoda të thjeshta e të përshtatshme. Vërejtja dhe shfrytëzimi i ndodhive, që ngjajnë përreth fëmijës, janë nga pasuritë më të mira që nëse investohen në mënyrën e duhur, për ta orientuar dhe udhëzuar fëmijën, përbëjnë një ndikim të fuqishëm në personalitetin e fëmijës.Shiko: “Eselib er Resul fi terbijetil usreti el muslim” Shafi el Hamidij, f. 46-55; shiko: “Es Suneh en Nebevijeh - Ru’je terbevijeh” Dr. Said Ali, f. 343.
  • Lutja Duaja drejtuar Allahut është provë për varfërinë e robit kundrejt Zotit të tij, për nevojën e tij për Të dhe për shpresën e tij për mirësitë që gjendet tek Ai. Allahu i ka inkurajuar robërit e Tij që t’i luten atij dhe u ka premtuar përgjigjen e Tij ndaj lutjeve. I Lartësuari tha: “Zoti juaj ka thënë: ‘Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!’” (Kuran, 40:60). Lutja është sinqerisht nga mjetet më madhështore që edukatori t’i arrijë qëllimet e tij të edukimit. Është mjeti të cilin e kanë përdorur edukatorët më të mëdhenj të historisë njerëzore, kush tjetër pos Profetëve (alejhim selam), nën kërkimin e qëndrueshmërisë së paepur në besimin dhe njëshmërinë e Allahut. Siç e përshkruan Allahu i Lartësuar lutjen e Ibrahimit (alehis-selam): “(Kujtoje) kur Ibrahimi tha: ‘O Zoti im, bëje të sigurt këtë qytet dhe më ruaj mua dhe pasardhësit e mi nga adhurimi i idhujve!’” (Kuran, 14:35). Pra, lutja për fëmijën është nga të mirat më të mëdha që mund të bëjë prindi për edukimin e fëmijës së tij.
  • Aktrimi dhe imitimi Nga natyrshmëria fëmija e pëlqen imitimin, kështu që duke e shfrytëzuar këtë pikë të tij mund t’i kërkohet ta luajë rolin e imamit të xhamisë që të falet e të këndojë Kuran, apo të luajë rolin e ligjëruesit sikurse në mimber, apo të mësuesit duke dhënë mësim, e kështu me radhë. Kjo ka një ndikim të bukur te fëmija duke ia gdhendur kuptimet e bukura dhe duke e bërë që t’i respektojë ato pozita duke jua ruajtur vlerën.

Cilësitë e edukatorit

  • Mëshira dhe butësia Nuk mund t’i vjelësh frytet e ëmbla të edukimit përveçse nëse ajo arrihet të bashkërendohet me moralin e butësisë e kështu të përfitohen zemrat me mëshirë. Akra ibn Habis po e vëzhgonte të Dërguarin e Allahut i cili po i puthte Hasanin dhe Husejnin, e më pas thotë: “Unë i kam dhjetë fëmijë, të cilët nuk i kam puthur ata fare.” Profeti tha: “Ai që nuk mëshiron nuk mëshirohet.”Shënon Buhariu (5997) Gjithashtu tha: “I Gjithëmëshirshmi do t’i mëshirojë ata që mëshirojnë, mëshironi ata që janë në tokë, do t’ju mëshirojë Ai që është në qiell.”Shënon Ebu Davudi (4941), ndërsa Albanin e vlerëson si të saktë.
  • Butësia dhe falja Profeti Muhamed ka arritur kulmin e këtij virtyti të lavdëruar, siç përcillet nga Enes ibn Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili ka thënë: “Isha duke ecur me Profetin, kishte të veshur një pallto (pardesy) me skaje të trasha nga Nexhrani, ndërkohë një beduin e takoi atë dhe e tërhoqi për pallton e tij aq fort sa i vërejta që supet e tij u lënduan nga tërheqja e vrazhdë e skajeve të palltos së tij. Më pas i tha: “O Muhamed më jep nga pasuria e Allahut që gjendet tek ti.” Pastaj Profeti Muhamed u kthye nga ai dhe buzëqeshi, pastaj urdhëroi që t’i jepet atij diçka nga pasuria.”Shënon Buhariu (5809)

    Gjithashtu me virtytin e butësisë lidhet ngushtë edhe falja, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Trego mëshirë (falje), urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!” (Kuran, 7:199). Që të arrihet butësia, i Dërguari i Allahut ka nxitur që të mos zemërohemi duke na ndaluar prej tij, siç përcillet në hadithin e vërtetë kur një njeri i tha Profetit: “Më këshillo!”, Profeti tha: “Mos u zemëro!”, ky rikërkonte disa herë, porse i Dërguari i Allahut gjithnjë i thoshte: “Mos u zemëro!”.Shënon Buhariu (6116)

  • Durimi Edukatori duhet të stoliset me virtytin e durimit dhe mosnxitimit përgjatë edukimit të tij apo mësimdhënies së fëmijëve apo nxënësve të tij. Po ashtu, mos t’i përshpejtoj rezultatet dhe arritjen e qëllimeve, e pastaj ta kaplojë dëshpërimi dhe ndjenja e dështimit. Edukatori pa durim i ngjason udhëtarit pa pajisje të udhëtimit.
  • Drejtësia Nëse bën dallime mes personave, pa ndonjë shkak të vërtetë, atëherë do të zvogëlohet bashkëveprimi dhe do të humbë harmonia në mes të fëmijëve. Padrejtësia kudo që gjendet vetëm se e ka shëmtuar e turpëruar atë gjë.
  • Besnikëria Edukatori duhet të jetë i besueshëm, besnik përgjatë edukimit të tij të fëmijëve, pasi besnikëria është nga virtytet e profetëve. Është nga gjërat kryesore të kërkuara për kualitetin e punës, përsosjen e saj, arritjen e caqeve të saj dhe korrjen e suksesit.
  • Devotshmëria Ai që i bindet Allahut në zbatimin e urdhrave të Tij dhe largohet nga ndalesat e Tij, do t’i japë Allahu sukses nga ajo anë që fare nuk e pret. Devotshmëria është e lidhur ngushtë me shpëtimin, përmirësimin dhe suksesin në këtë botë dhe botën tjetër.
  • Sinqeriteti Sikur puna të mos jetë për hir të Allahut, ajo është e refuzuar dhe vepruesi i saj nuk do të korrë asgjë pos lodhjes e dëshpërimit.
  • Dituria I dituri është syhapur për gjendjen e tanishme dhe përfundimet e saj, për dallim nga naivi që e humb të tanishmen dhe e prish të ardhmen.
  • Urtësia Atëherë kur edukatori ta vendos çdo gjë në vendin e kërkuar, atëherë edukimi do të nxjerrë frytet e tij. Kështu pra, detyra e edukatorit është të depërtojë në brendësinë e fëmijës duke mbjellë në të udhëzimin e orientimin.
  • Besimi në punën e edukimit Edukimi është proces i dhënies së shpirtit dhe vetvetes, ai që nuk beson në procesin e edukimit nuk arrin dot të japë këtë lloj edukate.
  • Zhvillimi Edukatori përkujdeset për mundësitë dhe aftësitë e tij me qëllim që të arrijë gradën e preferuar që të luajë rolin e një edukatori të mirëfilltë.